Në Gjykatën Themelore të Ferizajt ka filluar seanca gjyqësore ndaj Valon Aliut, i cili akuzohet për vrasjen e ish-gruas së tij, Erona Cokli, më 12 prill 2024, pranë Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj.
Lajmin për Arbresh.info e konfirmuar Gentiana Hoxha, nga zyra për informim e Gjykatës Themelore në Ferizaj.
Sipas aktakuzës, në të njëjtën ngjarje, Aliu dyshohet se plagosi edhe vëllain e viktimës, ndërsa të gjithë ishin mbledhur aty për të takuar djalin e tyre në prani të zyrtarëve të QPS-së.
Aliu dyshohet se fillimisht e qëlloi me armë zjarri ish-bashkëshorten në kraharor, më pas plagosi vëllain e saj në krahun e djathtë. Ndërsa e ndjera tentoi të largohej, ai dyshohet se e goditi sërish, këtë herë në gjoks dhe në anën e majtë të kokës, duke i shkaktuar vdekjen.
Për këtë vepër të rëndë penale, ndaj Valon Aliut është kryer një ekzaminim psikiatrik në Institutin e Psikiatrisë Forenzike, i cili ka konstatuar se ai është në gjendje të mirë mendore.
Në seancën e sotme, me kërkesë të avokatit të familjes Cokli, është thirrur për të dëshmuar mjeku Arsim Gashi, i cili kishte kryer ekzaminimin psikiatrik ndaj të pandehurit./Arbresh.info
Sulmoi fizikisht dy zyrtar policor, arrestohet një grua në P...
Inspektori komunal në Prishtinë kanoset dhe sulmohet fizikis...
Grabitet dyqani i bulmetit në Pogradec, policia në kërkim të...
Gati dy milionë besimtarë myslimanë për pelegrinazhin në Mek...
OVL e UÇK-së mbështet protestën në Shkup: Dinjiteti shqiptar...
Gjendja e Lamal nuk është ende mirë: Nuk do të prekë top me ...