Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur gjykimi në mungesë ndaj 53 të akuzuarve për masakrën e Mejës.
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca e parë gjyqësore për 53 personat të cilët po gjykohen në mungesë, lidhur me masakrën e Mejes, për një nga krimet më të rënda të luftës në Kosovës ku u vranë e u masakruam nga forcat serbe 370 civil shqiptarë shumica prej tyre burra e djem.
Në sallë prezent janë 53 avokatë të caktuar sipas detyrës zyrtare për 53 të akuzuarit.
Prokurori Ilir Morina, ka thënë se janë plotësuar kushtet ligjore për ngritje të aktakuzës për gjykim në mungesë.
Gjyqtarja Violeta Nimani ka thënë se ka publikuar ftesën për seancë se bashku me aktakuzës dhe përmes ftesës ka ftuar të akuzuarit të marrin pjesë në seancën fillestar sot. Me këtë rast Gjykata mori vendim për gjykim në mungesë.
Aktakuza për kë rast është ngritur me 8 dhjetor 2023. Të gjithë personat akuzohen në mungesë.
Që nga 2018-a janë ngritur 33 aktakuza për krime lufte kundër 89 personave, shumica nga të cilët dyshohen për përfshirje në masakrën e Mejës./rtk
“Është thelbësore”, thotë Costa nga Beogradi për Marrëveshje...
Protestë para Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë për çësht...
Qytetari gjen telefonin dhe portofolin të humbur, i dorëzon ...
“Sarajevo Safari” – Der Spiegel rikthen artikullin për Vuçiq...
Tërmet në Real Madrid! Lista e zezë e Mourinhos përfshin gja...
Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtar...