Kanë filluar punimet në rrugën kryesore të qytetit në Deçanm e cila do t’i ketë katër korsi.
Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin Sami Cacaj dhe asambleistët komunalë kanë vëzhguar nga afër fillimin e asfaltimit të kësaj rruge.
Këtë e ka bërë të ditur shefi i grupit parlamentat të asambleistëve të AAK-së në Kuvendin komunal të Deçanit, Rifat Stojkaj.
Stojkaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se Deçanit po i shtohet një rrugë me katër korsi standarde.
“Ëndrra që sot u bë realitet…!
Sot, së bashku me kryetarin e komunës z.Bashkim Ramosaj, nënkryetarin z.Sami Cacaj, zyrtar komunal dhe asambleistë ishim për të parë nga afër fillimin e punimeve në rrugën kryesore të qytetit në Deçan.
Të dashur qytetarë,
Pritjeve të gjata dhe kolonave të pafundme nga sot po iu vie fundi!
Nga sot, qytetit tonë po i shtohet një rrugë me katër korsi me standarde europiane: me trotuar, me ndriqim, me kanale të ujitjes dhe të gjitha elementet tjera përcjellëse.
E gëzofshim e na priftë e mbara…! “, ka shkruar ai.
Ndryshe vlera e projektit të nënshkruar është 5.884.040,40 €, bashkëfinancim mes Komunës së Deçanit dhe Ministrisë së Infrastrukturës./Telegrafi
https://www.facebook.com/rifat.stojkaj/posts/3151955424819847
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...
Moti sot kryesisht me vranësira