Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq ka thënë se BE ia ka bërë të qartë Serbisë se nuk mund të integrohet në këtë familje të madhe pa e njohur shtetin e Kosovës.
Duke folur në një intervistë për mediat serbe, Nikoliq ka thënë se këtë ia ka bërë të qartë komisioneri për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, transmeton arbresh.info.
Nikoliq po ashtu ka thënë se njëri nga kushtet është po ashtu vendosja e sanksioneve ndaj Serbisë.
“Hahn më ka thënë se Serbia nuk mund të ec përpara, nëse nuk nënshkruan një marrëveshje ndërfqinjësore me Kosovën. Kjo për mendimin tim, nënkupton njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ai gjithashtu na tha se pa një politikë të jashtme të përbashkët, ne nuk mund të bëhemi anëtarë të BE-së,” është shprehur Nikoliq./Arbresh.info.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron