Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Bernard Nikaj, ka thënë se i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirsolav Lajçak e ka informuar kreun e kësaj partie, Memli Krasniqi, mbi ecurinë e dialogut në muajt e fundit.
Tutje, ai tha se vizitat e Lajçak tashmë janë bërë rutinë në Kosovë ndërsa vizitat e tij i cilëson si të rëndësishme sepse sipas tij i informon palët që nuk janë të përfshira në dialog dhe se PDK nuk është e befasuar nga informatat që morën në këtë takim.
“Në takim janë diskutuar gjerat që kanë ndodhur në procesin e dialogut gjatë muajve të kaluar. Nuk jemi befasuar nga asnjë informatë e Lajçakut, fatkeqësisht nuk jemi befasuar nga asgjë”, është shprehur Nikaj në “Edicioni Special” në Klan Kosova.
Tutje, ish ambasadori i Kosovës në Belgjikë thotë se si PDK shpresojnë që të ketë më shumë rezultate nga dialogu, ku sipas tij, dialogu duket se është në fillet e tij të para dhe nuk ka një dinamikë të arritjes së qëllimeve të veta, por që ka një plan që të dinamizohet ecuria e dialogut.
Ndërsa, sa i përket temës së “arkivave të UÇK-së, Nikaj thotë se qëndrimi i PDK-së përballë Lajçakut ishte që UÇK nuk ka pasur asnjëherë arkiva.
“Qëndrimi i PDK-së edhe për Lajçakun edhe për të gjithë është i qartë se nuk ka pasur asnjëherë arkiva të UCK-së dhe çfarëdo përpjekje për t’i barazuar krimet e Serbisë me luftën e UCK-së është dashakeqe”.
Filmi “Dua” fiton “SACD Award” në Cannes Film Fe...
Haxhiu uron KB Trepçën për titullin kampion: Mitrovica festo...
Konjufca: Shqiptarët e Malit të Zi pjesë e pandashme e kombi...
Trepça feston titullin e shtatë kampion në Prizren
Maqedonci: Situata e sigurisë në Kosovë më e qetë, FSK-ja dh...
Ishte duke kaluar rrugën, vdes 65-vjeçarja në Librazhd pasi ...