Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër G.G dhe T.G për veprat penale të mashtrimit, shmangies nga tatimi dhe keqpërdorimit të autorizimeve ekonomike. Ndërkaq, N.G dhe M.G po akuzohen për pastrim parash.
Sipas Prokurorisë, të pandehurit G.G dhe T.G, nga tetori i vitit 2020 deri më 16 gusht 2024, kanë mashtruar 131 qytetarë duke u premtuar ndërtimin e villave prej druri brenda 60 ditëve, me çmime promocionale. Ata kanë lidhur kontrata me viktimat, por nuk u kanë ndërtuar asnjë vilë.
Mjetet financiare të përfituara nga qytetarët i kanë shfrytëzuar për blerjen e pasurive të paluajtshme, të cilat i kanë regjistruar në emrin e vet, të biznesit dhe të bashkëshortes së të pandehurit. Sipas aktakuzës, përmes këtij mashtrimi, të pandehurit kanë përfituar kundërligjshëm një shumë prej 1,894,250 euro.
Prokuroria njoftoi se G.G dhe T.G po akuzohen për “Mashtrim”, “Shmangie nga Tatimi” dhe “Keqpërdorim i Autorizimeve Ekonomike”, ndërsa N.G dhe M.G për “Pastrimin e Parave”, vepër e sanksionuar me Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.
49 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Disa të rinj shpallen në kërkim, për grabitje në Prishtinë
Sonte luhen gjysmëfinalet e kthimit në Kupën e Kosovës
Kupa e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje, vëmendja në Prisht...
Vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit i dyshuar për vrasjen e L...
Tirana, qendra e dialogut rajonal, mbahet në 18 shkurt Minis...