Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur aktakuzë ndaj Aurona Pelaj dhe dy infermiereve tjera në lidhje me rrahjen e të moshuarës në strehimoren për të moshuar në Pejë, “Orenda”.
Në një njoftim për media, kjo prokurori njofton se Aurona Pelaj dhe të akuzuarat tjera A.R dhe R.K, akuzohen për veprën penale “Sulmi”.
“Sipas aktakuzë, tri të pandehurat në cilësinë e infermiereve në shtëpinë e kujdesit për të moshuar “Orenda”, me dashje dhe në bashkëkryerje përdorin forcën ndaj të moshuarës e cila ishte e vendosur në ketë strehimore, në atë mënyrë që pasi të pandehurat planifikojnë ta vënë nën kontroll viktimën e ndjeshme, me kërkesën e të pandehurës A.P., e pandehura R.K., e incizon me telefon, kurse e pandehura A.R., e kap përdore viktimën duke e mbajtur, e pandehura A.P., e godet disa herë me shuplakë viktimën e tri herë me gjunjë në pjesë abdominale, e të gjitha këto veprime përcjellën me video incizim dhe të qeshura nga tri të pandehurat. Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurat kanë përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë”, thuhet në njoftim.
Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata që ato të shpallen fajtore dhe të dënohen sipas ligjit në fuqi./Arbresh.info
Bastisen pronat e Arianit Sllamnikut, i sekuestrohen 4 armë ...
GO+ Peja mposhtet thellë nga Iraklisi në ENBL
BE-ja synon kufizime të reja ndaj eksportit të teknologjive ...
Flick konfirmon largimin e Ter Stegenit te Girona: Vendimi i...
Hargreaves: Rinumërimi bart rreziqe për afatet, e rëndësishm...
Trump nuk i ndal lëvdatat për veten: Po të mos isha bërë pre...