Këto janë ngjarjet e ditës së sotme:
09:30
Instituti Riinvest organizon Forumin Ekonomik vjetor, me ç’rast prezantohet raporti “Një model i ri për rritjen e qëndrueshme ekonomike”. Marrin pjesë Elene Imnadze, zyrtare e lartë e Operacioneve nga Banka Botërore, Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës etj. (Hotel “Emerald”)
10:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tryezën me temën: “Pjesëmarrja e barabartë gjinore në trupat menaxhuese të zgjedhjeve”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) 11:00 Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, C203)
12:00
Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) shënon “Ditën e informimit për komunitetet”. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rašić etj. (Salla e sportit në Akademi, Vushtrri)
14:00
Grupi Parlamentar i LDK-së organizon tryezën me temën “Projekt-buxheti i Republikës sё Kosovës pёr vitin 2024”. (Kuvendi i Kosovës, N506)
19:00
ETEA organizon ligjëratën me profesor Gëzim Selacin rreth temës “Universiteti mes formimit kulturor dhe profesional të individit”. (Qendra “Libart”, Prishtinë)
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...