Ngjarjet e paralajmëruara për ditën e sotme

07:02 | 14 Nëntor 2022
Vjollca Gajraku

10:00

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin pёr edukimin në fëmijërinë e hershme. (Hotel “Afa”, Prishtinë)

 

10:00

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore… dhe Peticione takohet me përfaqësuesit e Sindikatës së punëtorëve në Autoritetin e Aviacionit Civil (AAC). Diskutohet për  kërkesën/peticionin e pesë grave – zyrtare në AAC, lidhur me pretendimet e tyre, kundër diskriminimit gjinor. (Ndërtesa e Kuvendit, N302)

 

10:30

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit e Kosovës (OHTK) organizon tryezën me temën “Adresimi i nevojës dhe rëndësisë për raportimin e të dhënave të turizmit nga bizneset në Agjencinë e Statistikave të Kosovës”. (Hotel “Nartel”, Prishtinë)

 

11:00

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), organizon debatin me titull “Liberalizimi i vizave për Kosovën: Fillimi i fundit?”. Panelistë në diskutim do të jenë Gjeraqina Tuhina, Augustin Palokaj, Demush Shasha etj. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

 

11:00

Universiteti Publik “Haxhi Zeka” në Pejë shënon 11-vjetorin e themelimit. Me këtë rast do t’i ndahet titulli “Doctor Honoris Causa” ambasadorit Muhamedin Kullashi. (Teatri “Istref Begolli”, Pejë)

 

11:00

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. Në rend dite është shqyrtimi i Projektligjit për faljen e masave ndëshkimore të vendosura gjatë periudhës së pandemisë etj. (Kuvendi i Kosovës, C 301)

11:00

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin Vjetor Financiar i Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, C203)

 

15:00

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) lanson aktivitetet e Javës Globale të Ndërmarrësisë, me një diskutim për Programet e Mbështetjes së Startupeve me Dajana Berisha (FIQ), Leonora Kusari (EBRD/BERZH) dhe Shaqir Palushi (Frutex/Golden Eagle). (Zyrat e Odës Amerikane, Pejton)

 

15:00

Mbahet seanca gjyqësore në rastin e vrasjes së biznesmenit Bedri Rexhepi. (Gjykata Themelore, Prishtinë)

Shpërndaje në rrjete sociale