Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për ditën e sotme:
09:00
Grupi “Gërmia 55”, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, organizojnë një aktivitet vrapimi për ngritjen e vetëdijes dhe ndërgjegjësimin për parandalimin e sëmundjes së kancerit të gjirit. Merr pjesë dhe kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama. (Nisja nga sheshi “Skenderbeu”)
09:30
Në Ditën Ndërkombëtare të të Rinjve, Drejtori i Zyrës së Programeve të USAID-it, Brajen Fejhi, i drejtohet një grupi prej rreth 100 të rinjsh të mbledhur për të festuar këtë ditë. (Fakulteti Teknik i Universitetit të Prishtinës)
11:00
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, Rinia Demokratike e Kosovës do të organizojë një aktivitet simbolik. (Para ndërtesës së Qeverisë)
12:00
Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, Gjilan)
19:00
Nën patronazhn e kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, bëhet parakalim i motoristëve “Shqiponjat e rrugëve”. (Sheshi “Adem Jashari”, Lipjan)
20:00
Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, mbahet “Lip Fest”. (Shtigjet e Ecjes, Lipjan)
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...