Në vendin tonë janë të paralajmëruara këto ngjarje për ditën e sotme.
10:00
Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dermaku, raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, për raportin vjetor të punës për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, N302)
10:00
Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare. Në rend dite është votimi i Raportit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Kosovës, dhe 35 pika të tjera të papërfunduara nga seancat e mbajtura më 2, 9, 23 shkurt, 9, 23 mars dhe 6 e 7 prill 2023. (Ndërtesa e Kuvendit)
10:00
Vihet gurëthemeli e çerdhes “Qarku 1” në Gjilan. Merr pjesë dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Rruga Qarkore, afër restorant “Astoria”, në Gjilan)
10:30
Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me KOMF, mban konferencën për prezantimin e Analizës mbi gjendjen aktuale të Qendrave për Punë Sociale, me fokus sfidat në aspektin ligjor, institucional dhe funksional. Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
14:00
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) organizon ceremoninë e ndarjes së Çmimit për Demokraci 2022. (Mensa “Ramiz Sadiku”, Prishtinë)./Arbresh.info/
Një muaj paraburgim për 15 komisionerët e arrestuar në Malis...
Vuçiq: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak do të hyjë në fuqi në...
E rëndë në Angli/ Vrau me thikë një 12-vjeçar, adoleshenti p...
Kur rrjetet sociale zëvendësojnë barnatoren: rreziku i produ...
Isa Mustafa: LDK nuk zgjidhet me tifozllëk, Kuvendi duhet të...
PDK: Prokuroria të hetojë pamjet e rreme të publikuara nga K...