Ngjarjet e ditës së sotme janë këto:
09:15
Ministri Elbert Krasniqi Avokati i popullit Naim Qelaj dhe Kryetari i Kryeqytetit Përparim Rama marrin pjesë në lansimin raportit për shkeljet e të drejtave të njeriut. (Hotel Sirius)
09:30
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Projektligjin për Fondin Sovran të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, N10)
09:30
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës. (Hagë)
10:00 – 12:30
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr. 64. Pranimi i ofertave do të bëhet duke filluar nga ora 10:00, ndërsa hapja e ofertave nga ora 12:30. (Hoteli Grand”, Prishtinë)
11:00
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal diskuton me Institucionet/Agjencitë që bien në fushëveprim të Komisionit, në lidhje me kërkesat buxhetore për Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2024. (Kuvendi i Kosovës, N204)
11:00
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton raportin me rekomandime për Projektligjin për Agjencinë e Regjistrimit Civil. (Kuvendi i Kosovës, N303)
11:00
OJQ “Aktiv” mban konferencë për medie, ku do të prezantojë raportin “Shpalosja e sfidave të sigurisë përbrenda komunitetit serb në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
13:00
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024, nga fushveprimi i Komisionit për bujqësi. I ftuar ministri MBPZHR-së, Faton Peci. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)
13:00
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrtimi i raportit të auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Agjencionit Kosovar të Privatizimit, për vitin 2022. Të ftuar: Bordi i AKP-së. (Kuvendi i Kosovës, salla, salla N10)
14:00
Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit për Ankesa të Mediave interviston kandidatët të propozuar për anëtarë të Bordit për Ankesa të Mediave. (Kuvendi i Kosovës, salla N200)
14:30
Partia Socialdemokrate (PSD) organizon protestë kundër vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova. (Hotel “Sirius”)
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...