Ngjarjet e planifikuara për sot janë këto:
10:00
Kuvendi i Kosovës vazhdon Seancën plenare, në rend dite rezolutat e propozuara nga opozita ne lidhje me votimin e propozim-rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës, votimi i projekt-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave etj. (Kuvendi i Kosovës)
10:00
Grupi Parlamentar i LDK-së organizon tryezën e diskutimit: “Projekt-buxhetin e Republikës sё Kosovës pёr vitin 2024”. (Kuvendi i Kosovës, N506)
11:00
Lidhja e Bizneseve të Kosovës, mban konferencë për medie. (Rr. Dëshmorët e Kombit”, Prishtinë) 11:00 Kosovo Challenge Fund (KCF) mban ceremoninë e shpërndarjes së granteve në kuadër të projekteve për arsim dhe aftësim profesional. Merr pjesë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Hotel “Emerald”)
12:00
Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, bashkë me Drejtorin e Shëndetësisë, Izet Sadiku vizitojnë Ambulanten e Mjekësisë Familjare në Bardhosh. (QMF, Bardhosh)
12:00
Mbahet debati me temën “Një vit pas largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës – çfarë fituan dhe çfarë humbën”?. (Qendra Mediale, Çagllavicë)
15:30 – 16:30
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës shënon udhëtarin e 3 milionë. (Aeroporti i Prishtinës
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...