08:30
Mbahet Konferenca e 7-të e Shoqatës së Kardiologëve të Kosovës, ku do të diskutohet mbi risitë në parandalim, diagnostikim dhe trajtim të sëmundjeve kardiovaskulare. Në hapje merr pjesë dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
10:00
OJQ “EC Ma Ndryshe” organizon konferencë për media, me ç’rast prezantohen gjetjet nga raportet e monitorimit të sektorit të mjedisit për nivelin qendror dhe për 12 komuna. (Zyrat e “EC Ma Ndryshe”, Prizren)
10:00
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajrulla Çeku, ndan Çmimit Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Muslim Mulliqi” dhe Çmimin Vjetor për të Arriturat në Fushën e Artit Pamor për vitin 2023. (MKRS)
11:30
Nënshkruhet kontrata ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe konzorciumit fitues “Orllati”, në ankandin e parë solar të Kosovës për centralin FV prej 100 MW në Kramovik. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P38)
13:30
Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit Fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024, diskuton rreth punës dhe agjendës së Komisionit. (Kuvendi i Kosovës, N204)
14:00
Ambasada e Suedisë në Kosovë organizon eventin “Pop-up Ambassy”. Merr pjesë dhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj. (Prizren, afër lokalitetit arkeologjik)
Tragjedi në Kinë/ Shpërthimi në minierën e qymyrit lë të pak...
Tërmet 4 ballë në Elbasan, epiqendra në fshatin Trash
Bie fasada e një objekti banesor në Prishtinë, intervenojnë ...
Ushtarët e KFOR-it trajnohen për aftësi të shpëtimit të jetë...
AAK mban nesër Kuvendin e Përgjithshëm, pritet edhe zgjedhja...
NATO: Organizatat e sigurisë në Kosovë të vazhdojnë bashkëpu...