Këto janë lajmet e paralajmëruara se do të ndodhin sot në Kosovë
09:30
Mbahet seanca fillestare ndaj Naim Murselit, i cili dyshohet se ka organizuar vrasjen e bashkëshortes së tij, dhe dy të dyshuarve të tjerë. (Gjykata Themelore, Prishtinë)
09:30
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist organizon një aksion simbolik para seancës gjyqësore për vrasjen e Liridona Murselit. (Para Pallatit të Drejtësisë. Prishtinë)
10:00
Zbulohet murali me figurën e Faruk Kukajt, qytetarit me aftësi të kufizuara, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara. (Objekti i Fakultetit të Muzikës, rr. “Agim Ramadani”, Prishtinë)
11:45
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, bashkë me drejtorin e Sportit, Granit Rugova, do të marrin pjesë në hapjen e turnirit memorial të futbollit “Rama-Domi” në nderë të futbollistëve ikonikë të klubit të futbollit “Prishtina”, Fevzi Rama dhe Faton Domi. (Stadiumi “Flamurtari”, Prishtinë)
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...