Ngjarjet që do të karakterizojnë ditën e sotme (4 mars) janë:
Boksierët Robin Haxhi Krasniqi dhe Shefat Isufi do të mbajnë një konferencë për medie, pas triumfit në “Audi Dome” në München të Gjermanisë. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 13:00)
Për nder të 33-vjetorit të themelimit të LDK-së në Gjilan, Dega e LDK-së organizon takim me strukturat dhe qytetarët. (Gjimnazi “Xhavit Ahmeti”, Gjilan, ora 14:00)
Grupi joformal i Grave Asambliste të Komunës së Prizrenit organzion aktivitetin “Rrezet e Lirisë” për nder të Epopesë së UÇK-së, ku do të prezantohen sukseset e vajzave të dëshmorëve. (“Abi Çarshia”, Prizren, ora 13:00)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, organizon mbledhje komemorative në nderim të veprës së Nazmi Mikullovcit. (Amfiteatri i ri, Biblioteka Qendrore Universitare e Universitetit të Prishtinës, ora 16:00)./arbresh.info/
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot