Sot rreth orës 15:10, Policia e Kosovës është njoftuar se në rrugën e KFOR-it, në një vilë (Vila 03), se dy persona janë gjetur pa shenja jete.
Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet policore dhe ekipet e emergjencës mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e dy viktimave, një femër dhe një mashkull, të moshës së re.
Lajmin për Arbresh.infoe ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se rasti është duke u trajtuar nga njësitet përkatëse policore.
Shkaqet e vdekjes ende nuk dihen, ndërsa hetimet janë duke vazhduar në koordinim me prokurorinë kompetente./Arbresh.info
Irani mohon bisedimet me SHBA-në
Osmani kujton Madeleine Albright: Kosova do ta kujtojë me mi...
Trepça rinovon kontratën me trajnerin Adis Beciargic
“Na pret një kundërshtar i vështirë dhe kërkues”...
Kurti: Zvicra është një nga partnerët më çmuar të Kosovës
Flick shpallet trajneri më i mirë i muajit mars në La Liga