Janë bërë 7 vjet që kur Parlamenti i Kosovës i dha dritën e gjelbër tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri. Që nga atëherë, FSK u rrit e dëshmoi se po ecën drejt një ushtrie moderne.
Aktualisht numri i pjesëtarëve aktivë të kësaj force është rreth 4 mijë e 700. Teksa deri më 2028, pritet që numri i ushtarëve të rritet edhe më shumë. 2009-ta shënon vitin kur nga UÇK e TMK, u krijua Forca e Sigurisë së Kosovës.
Fillimisht u ndërtua një forcë me rreth 2 mijë e 500 pjesëtarë aktiv e mandat të kufizuar. Nën trajnime të rrepta e mbikëqyrje të KFOR-it dhe NATO-s, FSK nisi të ndërtohej e forcohej.
Më pak se një dekadë u deshën që republika të merrte një vendim historik për të, atë të nisjes së procesit të transformimit në ushtri.
Më 14 dhjetor, Kuvendi i Kosovës me 106 vota pro dhe asnjë abstenim, miratoi tri ligje të cilat ndryshojnë mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Atë ditë u miratua Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes, ai për FSK-në dhe Projektligji për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Këto tri projektligje i hapën rrugë tranziconit 10 vjeçar të FSK-së në ushtri. Tranzicioni përfshinte zgjerimin e mandatit ligjor të Forcave të Sigurisë, rritjen graduale të numrit të pjesëtarëve, ngritjen e kapaciteteve trajnuese e pajisjen me miratim dhe teknologji mbrojtëse.
Për Kosovën, ky nuk ishte vetëm një transformim institucional, por akt sovraniteti e hapë përmes të cilit republika synon të mbroj qytetarët e paqen në vend.
Ndër vite Forca e Sigurisë së Kosovës shënoi suksese në arenën ndërkombëtare.
Ky vit shënoi edhe një nga periudhat më të rëndësishme të FSK-së, si shkak i rritjes së ë kapaciteteve mbrojtëse e thellimit të bashkëpunimit ndërkombëtarë.
Sot FSK është forcë e besueshme në aspektin e sigurisë dhe mbrojtjes në rajon. Njësitet e kësaj force kanë kaluar programe të ndryshme të stërvitjeve bazuar në standardet e NATO-s.
Sukseset e treguara në këto stërvitje u vlerësuan si dëshmi se FSK po ecën drejt një ushtri moderne. Aktualisht Forca e Sigurisë së Kosovës numëron 4 mijë e 469 pjesëtarë aktivë dhe 112 rezervë. Deri në 2028-tën, numri i pjesëtarëve numri i pjesëtarëve aktivë synohet të shkojë në 5 mijë ndërsa aty rezervë në 3 mijë./rtk
Prishtina fiton derbin me Bashkimin – humbja e katërt ...
Numri i të vrarëve rritet në 16 nga sulmi në Australi
Policia britanike shpall në kërkim një shtetas shqiptar
Për herë të dytë me radhë, “Team Vitality” fiton Majorin në ...
Pse u nda nga Lela? Flet Leo për herë të parë
Vetaksident në Komoran, lëndohet një grua