Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka thënë se transporti publik po përballet me dy probleme që janë vetshkaktuar.
Në një konferencë për media, Murati fajësoi kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama për keqmenaxhim në transportin publik, shkruan Arbresh.info.
“As dy javë nuk kanë kaluar prej kur nga kryetari i Prishtinës dëgjonim se si do të transformohet Trafiku Urban dhe transporti publik në Komunën e Prishtinës, ndërkaq tash dy javë më vonë, nga transformimi kemi kaluar në bankrotim. Pra po shihet se si po shthuret kjo propagand që është bërë, dhe tash në mungesë të kauzave politike kjo po keqpërdoret dhe po tentohet të shfrytëzohet që në kurriz të qytetarëve duke u mohuar shërbimet publike të fajësohet qeveria qendrore dhe ministria e financave”, tha Murati.
Sipas Muratit, problemi i parë i vetshkaktuar në transportin publik është lirimi nga pagesa e shumicës së kategorive të qytetarëve.
Kurse problemi i dytë është mosvotimi i buxhetit në Kuvendin e Kosovës./Arbresh.info
Më shumë detaje gjeni në videon më poshtë:
Kosova mposhtet me rezultat të ngushtë nga Finlanda
Zgjedhjet presidenciale te Barcelona, konfirmohen dy kandida...
Rama dënon ashpër sulmin ndaj Azerbajxhanit: Irani po bën te...
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit
Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dron...
Nis shqyrtimi i amandamenteve për zgjedhjen e Presidentit ng...