Qytetarët e Prishtinës nga sot mund të blejnë biletën e autobusit të Trafikut Urban përmes sms.
Kështu ka njoftuar nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu.
“Shumë e lumtur të ndaj me ju lajmin se e kemi arritë një tjetër synim drejt digjitalizimit të shërbimeve për qytetarë. Bashkë me Burimin, Ilirikun dhe Gentin, vendosëm një hap para në reformën e transportit publik. Ky është vetëm fillimi! Lehtë e shpejtë! Siç e kemi paralajmëruar, për herë të parë, qytetarët e Kryeqyteti Prishtina mund të blejnë biletën një drejtimëshe dhe biletën ditore në linjat 1, 3, 3B, 3C, 4 dhe 7C si dhe biletën për vajtje ardhje në aeroport, duke dërguar SMS përmes operatorëve IPKO dhe Vala”, thotë ajo.
Tutje Sahatçiu, ajo ka njoftuar se si duhet blerë biletën.
“Dërgo SMS në 55990 për biletën një drejtim. Dërgo SMS në 55991 për biletën ditore. Dërgo SMS në 55992 për biletën për aeroport. Së shpejti me biletat javore dhe mujore dhe risi të tjera”, shton ajo./Arbresh.info/
Dy zyrtarë të KEDS-it dyshohen për ryshfet, kërkohet parabur...
Osmani pret Prattipatin, flasin për partneritetin strategjik...
Parandalohet futja e telefonit në Qendrën e Paraburgimit në ...
Arsim Bajrami shpreh gatishmërinë të kandidojë për President
SHBA–Iran, rifillojnë bisedimet bërthamore në Gjenevë
16 mijë qytetarë nënshkruajnë peticion për ish-krerët e UÇK-...