Nga “rrufeja” tek “pjatat fluturuese”, OVL e UÇK-së jep detaje për dosjet e Speciales

12:15 | 22 Shtator 2020
arbresh.info

Pas “Rrufesë III”, që ka mbërritur në zyrat e OVL-UÇK-së, kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se te këto dosje ka emra të bollshëm e flitet për aktakuza.

“Çdo send duhet të hetohet se çka vie këtu. Ka emra të bollshëm. Flitet për ngritje të aktakuzave për këta emra.  Po mundohen me çdo kusht ta nënçmojnë UÇK-në”, ka thënë kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.

Ndërkaq, nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj, ka thënë se tek kjo propozim-aktakuzë, përmenden pesë emra.

“Është propozim-aktakuzë, ku përmenden emra si Azem Syla, Hashim Thaçin, Kadri Veseli e të tjerë, e këtu përmenden edhe fshatra”, ka thënë Haradinaj.

Ndër të tjera Haradinaj ka thënë se personi që ka sjellur këto dosje, do t’i sjell në CD.

“Personi që i ka sjellur këto, ka thënë që nuk do të ketë më dosje, por vetem CD, dhe do t’i quaj ‘pjata fluturuese’”, ka thënë ai.

I pyetur se a do t’i publikojë ato CD, Haradinaj është pergjigjur duke thënë se “do t’i publikojm ato CD”, e ju ka bërë thirrje që mediat t’i publikojnë dosjet e deritanishme pasi që janë pushteti i katërt në vend./arbresh.info/

EKSKLUZIVE| Propozim-akuza ndaj Thaçit dhe emrat e të akuzuarve tjerë

Shpërndaje në rrjete sociale