Dogana e Kosovës ka njoftuar se më 31 korrik 2025, rreth orës 10:30, në Pikëkalimin Kufitar të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” është zbuluar një rast i mosdeklarimit të mallrave me vlerë të konsiderueshme
Sipas njoftimit, një udhëtar që kishte ardhur nga Londra dhe kishte zgjedhur të kalojë në kanalin e gjelbër – i dedikuar për ata që nuk kanë mallra për të deklaruar – u selektua për kontroll mbi bazën e analizës së rrezikut dhe imazheve të skanerit.
Gjatë kontrollit, në bagazhin e tij u gjetën katër orë dore, me një vlerë totale mbi 45 mijë euro, të cilat nuk ishin deklaruar sipas detyrimit ligjor. Mallrat u konfiskuan dhe ndaj udhëtarit ka nisur procedura kundërvajtëse.
Dogana e Kosovës kujton të gjithë udhëtarët se çdo mall me vlerë që kalon kufirin duhet të deklarohet sipas ligjit, ndërsa mosdeklarimi përbën shkelje dhe mund të sjellë masa ndëshkuese, përfshirë konfiskimin dhe gjoba.
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...