Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka njoftuar se sot është nisur grupi i parë i anëtarëve të saj për pushime në bregdetin shqiptar.
Në njoftimin e SBASHK-ut bëhet me dije se edhe këtë vit vazhdon tradita e organizimit të pushimeve si shenjë vlerësimi dhe respekti për përkushtimin e shumëvjeçar të anëtarëve në fushën e arsimit dhe edukimit të brezave.
“Ky aktivitet, i cili ka filluar me grupin e parë prej 130 pushuesve, do të vazhdojë edhe me dy grupe të tjera që do të nisen më 22 dhe 29 qershor. Në total, këtë vit do të përfshihen 437 anëtarë të sindikatës. Sikurse çdo vit, edhe këtë herë SBASHK ka përfshirë në këtë aktivitet anëtarë nga mbarë vendi, përfshirë edhe katër bashkëkombës nga Bujanoci. Pushimi do të zgjasë pesë ditë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Shkolla digjitale dhe katër parqe të reja, Ballazha tregon n...
Gjermania i dorëzon Ukrainës armë për të goditur brenda terr...
Policia: Foshnja 9-muajshe ndërron jetë në QKUK – dyshohet s...
Hoti akuzon Osmanin për hipokrizi: E quante Marrëveshjen e W...
Vuçiq hedh poshtë deklarimet e Osmanit se Serbia kërcënoi me...
Arratiset pas aksionit antidrogë në Pejë, dorëzohet një ditë...