Kryeministri i vendit, Albin Kurti pas qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka udhëtuar për në Poloni, ku ka marr pjesë në Forumin e Sigurisë të Varshavës.
Gjatë qëndrimit në Varshavë, Kurti ka zhvilluar disa takime, për të cilat ka dhënë detaje me anë të një postimi në Facebook, transmeton Arbresh.info.
“Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, drejt kryeqendrës së Polonisë për Forumin e Sigurisë të Varshavës. Siguria rajonale, siguria e Evropës dhe bashkërendimi si partnerë demokratë e perëndimorë ishte në fokus të diskutimeve e takimeve të sotme me ministren e Punëve të Jashtme të Letonisë, Baiba Braže, ndihmës sekretaren amerikane të Mbrojtje për Çështje Ndërkombëtare të Sigurisë, Celeste Ëallander, Asistentin e Posaçëm të Presidentit Biden dhe Drejtorin e Lartë për Evropë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të ShBA-ve, ambasadorin Michael Carpenter dhe kongresistin amerikan Jason Croë”, ka shkruar Kurti.
Kreu i ekzekutivit kosovar po ashtu ka mbajtur një fjalim në kuadër të Forumit, duke paraqitur rrezikun që paraqesin Serbia dhe Rusia në rajon.
“Diskutime të hapura dhe shkëmbime të rëndësishme patëm edhe gjatë drekës ministeriale të shtruar nga Drejtorja Ekzekutive e Forumit të Varshavës për Siguri, Katarzyna Pisarka, darkës së shtruar nga ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë, Radosłaë Sikorski dhe pritjes së organizuar nga Shefi i Byrosë së Sigurisë Kombëtare, Jacek Sieëiera, ku i pranishëm ishte edhe Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda”, shkroi Kurti.
“Në kuadër të Forumit, kisha nderin gjithashtu që të mbaj dhe një fjalim mbi temën “Fokusi në Ballkanin Perëndimor: Ndërlidhja mes Gjeopolitikës dhe Integrimit Evropian”, gjatë të cilit theksova rrezikun që paraqesin Rusia dhe Serbia për rajonin dhe kontinentin evropian dhe atë se Kosova nuk po mbron vetëm integritetin e saj territorial, sovranitetin, kushtetutshmërinë dhe ligjin, njerëzit dhe shoqërinë, por edhe prosperitetin dhe progresin e arritur veçanërisht në tre vitet e fundit. Përgjatë ditës ndoqa nga afër dhe sesionet e ndryshme të paneleve të diskutimit”, tha Kurti./Arbresh.info
Më 8 dhe 9 tetor do të organizohet festivali i filmit sporti...
Nobeli në Mjekësi u ndahet dy shkencëtarëve të mikroRNA-së
Pogba drejt rikthimit në fushë
Osmani takon homologun kroat: Mirënjohëse për mbështetjen e ...
Milaim Zeka, opinionisti i parë i Big Brother VIP Kosova 3
Kurti nesër pritet të takohet me kryetarët e komunave