Deri me 14 shtator të këtij viti, asnjë automjet i regjistruar në Republikën e Kosovës nuk do të shihet më me targa KS. Ato do të zhduken dhe po zëvendësohen me targa RKS.
Kjo pasi mbaron marrëveshja pesë vjeçare e nënshkruar më 2016 ndërmjet zyrtarëve të Kosovë e Serbisë në Bruksel.
Por marrëveshja e nënshkruar asnjëherë nuk u respektua jo vetëm nga Serbia e cila nuk lejonte mjetet me targa RKS të lëvizin nëpër Serbi, por as nga Kosova e cila nuk bëri reciprocitet ndaj shteti fqinj me heqjen e targave serbe gjatë lëvizjes nëpër Kosovë dhe pajisjen me targa letre proba.
Të tregojmë se pas dy dekadave të përdorimit të targave KS, më në fund është marr vendimi që të eliminohen tërsisht nga përdorimi.
Drejtori i Agjencisë së Regjistrimit Civil, Bekim Hoxha ka konfirmuar për “Syri.net” se targat KS janë duke u hequr nga automjetet të cilat po regjistrohen dhe deri me 14 shtator do të hiqen të githa.
Ai tregoi se kjo po bëhet në kudër të marrëveshjes së Brukselit e cila ka nisë së zbatuari më 14 shtator të vitit 2016 dhe e cila përfundon me 14 shtator 2021.
Numri i automjeteve të regjistruara me targa KS kishte kaluar mbi 35 mijë dhe nga 14 shtatori kur u kalon regjistrimi u merren targat KS e u jepen RKS.
Nga ky institucione tregojnë se nga 14 shtatori automjeteve KS të cilave u skadon regjistrimi u merren targat e vjetra dhe u lëshohen të reja.
Edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme, kanë thënë se pronarët e automjeteve në Kosovë obligohen t’i shndërrojnë targat KS me ato RKS.
“Të gjithë pronarët e mjeteve që posedojnë targa KS me rastin e vazhdimit të regjistrimit të mjetit, obligohen që targat KS t’i ndërrojnë me targa RKS, sipas procedurave për vazhdimin e regjistrimit të mjetit dhe duke u bazuar në vendimin Nr.012/2020 të datës 10.01.2020 për caktimin e tarifave”.
Muriqi nominohet në skuadrën e sezonit të La Ligas në “FC 26...
Serbia nis kundërvajtjen ndaj KKSH-së për vendosjen e flamur...
Haradinaj: Nuk jemi pjesë e seancës, lëvizje pa konsultë
Një shqiptar gjendet i vrarë në një stallë lopësh në Greqi
Azemi: LDK ia dha zgjidhjen por Kurti nuk e deshi Vjosën Pre...
E ardhmja e Rashford në Barcelonë mbetet e paqartë