Kjo e shtunë në pikën kufitare të Morinit është shoqruar me numër të lartë automjetesh dhe udhëtarësh. Edhe pse temperaturat janë ulur ndjeshëm, qytetarët e Kosovës janë të shumtë në numër që shkojnë drejt Shqipërisë.
Përsa i përket kalimeve me kontrolle në këtë pikë, nga 1 nëntori rikthehet procedura me kalim të përshpejtuar deri më 28 shkurt për të gjithë automjetet me targa të Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës. Edhe kalimtarët e presin dhe e vlerësojnë si marrëveshje që lehtëson udhëtimin pa krijimin e radhëve të gjata në sportele
Gjatë 24- orëve të fundit në këtë pikë kuftare kanë hyrë dhe dalë nga Shqipëria mbi 11 mijë udhëtarë./rtsh/
Rrufeja godet bagëtinë në Delvinë, ngordhin rreth 200 dele
Konjufca në Kaçanik: Qytetarët kërkojnë vazhdim të punëve dh...
Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-...
Aro Muric largohet nga grumbullimi, Kosova fton këtë portier
Pacolli në Podujevë: Bashkë ia qesim pikën
Prishtina gati për Katy Perry, Sunny Hill konfirmon performa...