Nezir Mehmetaj është liruar nga burgu i Serbisë pas më shumë se pesë vitesh.
Lajmin e ka konfirmuar vëllai i tij, Valoni, i cili tha se Neziri tashmë ka mbërritur në shtëpi, teksa ka falënderuar të gjithë për mbështetjen në këtë kohë të rëndësishme.
“Faleminderit të gjithëve që keni ndarë me ne këtë moment kaq të veçantë! Urimet tuaj të ngrohta dhe fjalët mbështetëse na kanë dhënë forcë dhe gëzim në këtë kohë të rëndësishme”.
“Vëllai im është liruar nga burgu, dhe ne jemi të lumtur që ai më në fund është kthyer në shtëpi. Kjo është një fillim i ri për të gjithë ne, dhe ne besojmë në një të ardhme më të mirë”, shkroi Valon Mehmetaj.
Mehmetaj ishte arrestuar në vitin 2020 nga autoritetet e Serbisë nën dyshimet për krime lufte.
Teknologjia ukrainase e dronëve në rritje
Rama: Siguria ushqimore, sfida kryesore në procesin e negoci...
Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Pris...
BILD: Liverpool ka vendosur që Xabi Alonso të jetë trajneri ...
Bastiset banesa e Shkëlzen Gashit, Policia e Krimeve të Rënd...
Dyshohet se i keqpërdorën 137 mijë euro, aktakuzë ndaj dy zy...