
Neymar
Pas fitores së Barcelonës ndaj Leganes, Gjykata Ndërkombëtare e Spanjës konfirmoi se akuzat për korrupsion dhe mashtrime do të sillen kundër sulmuesit Neymar dhe klubit, duke ditur që kompania braziliane ‘DIS’ posedon 40 për qind të të drejtave të tij.
Presidenti i klubit aktual, Josep Maria Bartomeu, ish presidenti Sandro Rosell dhe prindërit e lojtarit, Neymar Snr. dhe Nadine, që udhëheqin biznesin N&N të familjes, do të dalin gjithashtu në gjykatë, transmeton portali arbresh.info.
Ndër tjerash, derisa ata janë në pritje të gjyqit, prokurorët kanë kërkuar dy vite burg dhe një gjobë prej 10 milionë euro për sulmuesin e Barcelonës. Si një përgjigje ndaj këtyre kërkesave të rënda, N&N ka lëshuar një deklaratë për të siguruar lojtarin dhe tifozët e tij.
“Neymar nuk do të arrestohet”, thuhet në deklaratën nga N&N. “Ne jemi të sigurt që në fund të këtij procesi, asnjë krim nuk do të gjendet”
Lojtari dhe të pandehurit e tjerë, përfshirë ish presidentin e Santos – Odilio Rodriguez, janë të akuzuar për kryerjen e një krimi duke bërë mashtrime ndërmjet individëve./arbresh.info
15-vjeçari humb jetën në pishinë në Gjirokastër
Lëvizja Vetëvendosje fton qytetarët në Prizren
Rama reagon ndaj Iranit për protestat në Zvërnec
Aktakuzë ndaj 6 personave në veri
Votimi me postë: KQZ ka aprovuar mbi 7 mijë pako me fletëvot...
Gjermania, Franca dhe shtetet e Beneluksit propozojnë të dre...