Natyra e vështirë e mosmarrëveshjes, që zgjat prej dekadash në Ballkan, po detyron ligjvënësit të marrin në konsideratë zgjidhje që komuniteti ndërkombëtar i ka shmangur prej kohësh. Kështu e fillon shkrimin e saj “Newsweek”, që nënvizon se Serbia ka punuar në heshtje për një shkëmbim territoresh me Kosovën, e duket se propozimi nuk është i varrosur. Kjo do të bënte që pjesë të Veriut të Kosovës të këmbeheshin për një copë të Serbisë Jugore.
Ripërcaktimi i kufijve mund të hapë rrugën që Serbia të njohë Pavarësinë e Kosovës, gjë që do t’i çonte të dyja vendet më afër qëllimit të tyre për t’iu bashkuar BE-së.
Qëndrimi i presidentëve Vuçiç dhe Thaçi, tashmë është i ditur, ndërkohë që SHBA dhe BE deri më tani janë shprehur kundër rishikimit të kufijve, që do të ndanin komunitetet etnike.
“Është si të hapësh ‘kutinë e pandorës’ për precedentë të rrezikshme për vende si Ukraina, etj.”, thotë Ricard Kramer, ekspert në Institutin e Kërkimeve për Politikat e Huaja në SHBA.
Disa analistë argumentojnë se, një shkëmbim territoresh do të ketë pasoja në të gjithë rajonin, me Bosnje-Hercegovinën më të rrezikuarën. Edhe Kisha Ortodokse serbe e kundërshton idenë, pasi pjesa më e madhe e trashëgimisë së saj kulturore është e përhapur nëpër Kosovë, e çdo vendim që do të çonte në njohjen e Kosovës nuk është i pranueshëm për të.
Por, ideja po bëhet gjithnjë e më e pranueshme në qarqet politike në Uashington, e madje edhe mes disa politikanëve në Prishtinë.
Sir Ivor Roberts, ish-ambasador britanik në Jugosllavi, ka argumentuar publikisht se një shkëmbim territoresh do të ishte e vetmja mënyrë për të bindur Serbinë të njohë Kosovën.
Departamenti amerikan i Shtetit nuk iu është përgjigjur kërkesave për koment për këtë propozim. Deri më tani, SHBA ka kundërshtuar ndarjen, por disa analistë thonë se kjo po ndryshon nën administratën e presidentit Trump. Në një intervistë dhënë në korrik, ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie refuzoi të përjashtonte mundësinë, që Uashingtoni mund të mbështeste ndarjen e Kosovës.
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...
Kusari-Lila për takimin Kurti-Abdixhiku: Shpresojmë në marrë...
Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nënshkru...
U vetëplagos me armë zjarri, humb jetën gjatë rrugës për në ...
Organizata e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike shpall...