Krijuesi i obeliskut të famshëm të Pavarësisë së Kosovës, “NEWBORN”, Fisnik Ismaili ka bërë të ditur se në prag të përvjetorit të 9’të të pavarësisë, ky obelisk do të rrëzoj mure.
Ismaili, përmes një statusi në Facebook ka publikuar pamjen e re që pritet të marrë “NEWBORN” këtë vit ashtu si çdo vit që ka ndryshuar, shkruan arbresh.info.
“Në një botë ku çdo ditë po krijohen mure, dhe lëvizja e lirë çdo ditë e më shumë po kushtëzohet nga mendjet e ngushta, e në Kosovën e brishtë, ku një mur vazhdimisht po e cenon sovranitetin e shtetit, NEWBORN do me i rrëzue këto mure, për hir të njerëzimit”, ka shkruar Ismaili./Arbresh.info.

Kosova dhe Serbia japin zotime për normalizim, pajtim dhe ra...
6 shtetas shqiptarë ekstradohen sot nga Dubai, dyshohet se j...
Aksident në Shqipëri, një viktimë dhe tre të lënduar
Këto janë çmimet e derivateve për sot
“Dita e Vajzave”: Kosova përballet me Kroacinë në “Fadil Vok...
Ryshfet për vota, prangoset i dyshuari në Graçanicë