Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe prokurori i kësaj prokurorie, Feti Tunuzliu pritet që nesër zyrtarisht të lirohen nga detyrat e tyre, raporton arbresh.info.
Kjo pritet të bëhet në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK). Pasi sipas njoftimit të këtij këshilli një ndër pikat që do të diskutohet në mbledhjen e nesërme (e premte) është edhe pensionimi i prokurorëve të shtetit Imer Beka dhe Feti Tunuzliu.
Ndërkohë, javë më parë është lirar nga detyra e tij edhe kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Reshat Millaku, pas daljes së tij në pension.
Ndryshe, në shtator të vitit 2016 Këshilli Prokurorial i Kosovës kishte emëruar prokurorin Reshat Millakun kryeprokuror në Prokurorinë Speciale të Kosovës.
Ndërsa, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka ishte emëruar në këtë detyrë në dhjetor të vitit 2016. Beka kishte arritur të rizgjidhej në pozitën e të parit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë për dy mandate rresht./Arbresh.info
Qytetari gjen telefonin dhe portofolin të humbur, i dorëzon ...
“Sarajevo Safari” – Der Spiegel rikthen artikullin për Vuçiq...
Tërmet në Real Madrid! Lista e zezë e Mourinhos përfshin gja...
Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtar...
Lushtaku ngushëllon familjet Aliu dhe Binaku pas tragjedisë ...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori mbërrin në spi...