Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nëser do të rifillojnë shërbimet në objektin e komunës në lagen “Arbëria”
Sipas njoftimit, pas një periudhe të kujdesshme vlerësimi dhe punimeve intensive është vlerësuar se objekti është tani i sigurt për ofrimin e shërbimeve, shkruan Arbresh.info.
Ndër të tjera, komuna njofton se rruga “Radovan Zagoviq” do të vazhdojë të mbetet e mbyllur për qarkullim.
“Ndërsa, për shkak të punës intensive në kulmin e ndërtesës dhe bazuar në vlerësimin e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, Policisë së Kosovës dhe rekomandimeve nga ekipi profesional i Kryeqytetit rruga “Radovan Zagoviq” do të vazhdojë të mbetet e mbyllur për qarkullim.”, thuhet në njoftim.
Kurse rruga “Nora e Hotit” do të jetë e hapur për qarkullimin e veturave por jo për parkim veturash e këmbësorë, dhe njëkohësisht ndalohet parkimi i veturave në parkingun e objektit të Kryeqytetit dhe rreth saj./Arbresh.info/
Kujtojmë që, të enjten (18 janar), ka rënë çatia e objektit të Komunës së Prishtinës në lagjen “Arbëria”.
Si pasojë e kësaj një vajzë ka mbetur e lënduar.
23-vjeçarja i është nënshtruar operacionit, ndërsa ende po vazhdon të trajtohet në klinikën intensive./Arbresh.info/
E lënduara nga shembja e çatisë te Komuna e Re, Uka tregon se si është gjendja e saj sot
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...