Iniciativa “Asnjë cent më shumë” ka thirrur një protestë për nesër, në orën 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Protesta mbahet për të kundërshtuar vendimin e fundit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), e cila ka miratuar një rritje të tarifave të rrymës prej 15%, që do të hyjë në fuqi nga data 1 maj.
Drejtori i ZRrE-së, Petrit Pepaj, ka deklaruar se shkaktari kryesor i kësaj rritjeje është çmimi që ka pësuar rryma në bursat ndërkombëtare të energjisë elektrike.
Kjo protestë vjen pas reagimeve të shumta nga qytetarët, të cilët shprehin shqetësimin për ndërlikimet që mund të sjellë kjo rritje për buxhetet e familjeve kosovare./Arbresh.info
Hargreaves takon Radoniqin, i jep mbështetje për zgjedhjet e...
Rama ndan mirënjohje për mjekët familjarë në Ditën Botërore ...
Bellingham në krizë forme para Botërorit
Kurti: Kosova e hapur për investime dhe partneritete serioze...
Zvicër, zbulohen 356 mijë euro të fshehura në tren – n...
Pacolli denoncon dy raste të dyshimta të shpronësimit