Komuna e Prishtinës nesër ka organizuar ngjarjen për prezantimin e projektit të “Parkut Botanik”, një projekt që synon menaxhimin e rrezikut të përmbytjeve në lagjen Kolovicë si dhe rigjenerimin e një zone të degraduar ndër vite në një Park Natyral Botanik.
Sipas njoftimit, ngjarja do të nis nga ora 16:00, shkruan Arbresh.info.
“Projekti është dizajnuar nga studiot prestigjioze ndërkombëtare Cityförster dhe BloomLandscape, ndërsa mbështetet me donacion nga Qeveria e Holandës.”, tha ai.
Agjenda e ngjarjes:
• Fjala hyrëse nga Kryetari i Kryeqytetit, z. Përparim Rama
• Analizë e lokacionit dhe nevojat për intervenim nga z. Martin Sobota (Cityförster)
• Prezantimi i projektit ideor nga znj. Philomene van der Vliet (BloomLandscape)
• Pyetje dhe Përgjigje/Arbresh.info/
Daniel Serwer pas shkarkimit të Grenellit nga “Kennedy...
Si rrezikohen Kosova dhe Ballkani nga lufta në Lindjen e Mes...
Serbia mirëpret kompromisin e Kurtit për Ligjin për të Huajt...
Shqipëria prezanton në OKB progresin në barazinë gjinore
Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...