Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë nesër shënon përfundimin e implementimit të masave të efçiencës në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Fehmi Agani” në Gjakovë.
Sipas njoftimit, të pranishëm do të jenë ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, përfaqësues të BE-së dhe zyrtarë të tjerë nga institucionet vendore, ka njoftuar komuna e Gjakovës, shkruan Arbresh.info.
Në maj të këtij viti, ministrja Rizvanolli kishte njoftuar se efiçienca e energjisë është prioriteti kryesor i Qeverisë.
Deri më tani janë paraparë të bëhen investime me 75 milionësh nga BE, përmes të cilit do të bëhen investime në efiçiencë të shtëpive, si dhe subvencionim të pajisjeve efiçiente për familje dhe biznese të vogla e të mesme.
Një pjesë e tyre ka filluar muaj më parë./Arbresh.info/
“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- Geci, eskaloi...
Dukagjini – Ballkani, formacionet zyrtare
Takimi me Ramën në Athinë, Mitsotakis: Greqia mbështet Shqip...
Irani sekuestron dy anije mallrash në ngushticën e Hormuzit
Ferizaj – Llapi, formacionet zyrtare
Kërkohet paraburgim për gruan që dyshohet ia vodhi rreth 180...