Me moton “Boll Ma” paraditen e nesërme në Prishtinë do të protestohet kundër dhunës institucionale dhe shoqërore ndaj grave. Përmes saj kërkohet shkarkimi i komandantit të policisë dhe policëve përgjegjës në Gjakovë.
Kjo protestë është vazhdimësi e protestës së mbajtur gjatë ditës së sotme në qytetin e Gjakovës, ku u marshua në kërkim të drejtësisë për dy viktimat e fundit të dhunës në familje, ku dyshohet se një grua 40 vjeçare, së bashku me të bijën e saj, 9 vjeçare, janë vrarë nga ish-bashkëshorti i gruas.
Në rrjetin social Facebook thirrja për protestë është publikuar nga organizata jo qeveritare “Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi” – INJEKT.
Gjeni të plotë thirrjen për këtë protestë:
#BollMa
Boll mo dhunes institucionale strukturore e shoqerore ndaj grave, ndaj te varferve, ndaj grupeve me te dobeta te shoqerise! Kerkojme drejtesi korrekte e jo selektive! Duhet te dalim ne qytetaret ta kerkojme shkarkimin e komandantit te policise dhe policeve neglizhente ne Gjakove, sepse institucionet nuk po e bejne. Jeta e vajzave tona ka vlere! Jeta e çdo qytetari ka vlere! Kete duhet ta kuptojne edhe ata police!
Kjo proteste mbahet si vazhdim i organizimit te protestes ne Gjakove! Shpresoj qe edhe ne qytetet tjera te protestohet ndaj neglizhences dhe mosllogaridhenies te institucioneve tona!
Protesta mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” nga ora 12:00.
Gjesti pas publikimit të këngës: Jom mundu me kursy familjen...
E dhimbshme: Nesër varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gj...
“Memories”, Gjesti publikon këngën më emocionale të tij
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në...
Çka u konfiskua në aksionin e Antidrogës në Suharekë? – poli...