Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) do të mbajë konferencë për media me rastin e lansimit të thirrjes publike për përkrahjen financiare të NMVM-ve në sektorin e Industrisë Kreative.
Konferenca do të mbahet në ora 14:00, shkruan Arbresh.info.
Sipas njoftimit, kjo skemë është zhvilluar në kuadër të bashkëfinancimit ndërmjet MINT përmes KIESA-s dhe Qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut, e cila do të zbatohet në bashkëpunim me UNDP.
“Përmes kësaj skeme synohet fuqizimi i ndërmarrjeve në sektorin e Industrisë Kreative, me një buxhet total prej 1,000,000.00 euro.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Sindikatat e RTK-së paralajmërojnë protesta për pagën e papa...
Costa: KE ka propozuar mbylljen e tre kapitujve negociues me...
Protesta kundër projektit në Zvërnec vazhdon për të gjashtën...
Roberta Metsola: Procesi i zgjerimit të BE-së po bëhet reali...
ATK mbledh mbi 517 milionë euro tatime në pesë muaj
PZAP gjobit Listën Serbe me 2 mijë euro për shkelje të kodit...