Nesër me 21 Maj 2021, në kuadër të ekspozitës së 17 Ndërkombëtare të Arkitekturës në Bienalen e Venedikut, do të inaugurohet Pavioni i Republikës së Kosovës.
Në kuadër të temës së përgjithshme të Bienales “How will we live together” ekspozita e Kosovës me titull “Containporary” është ideuar dhe kuruar nga arkitekti dhe artisti Maksut Vezgishi.
Komisioner i Republikës së Kosovës është Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përfaqësuar nga znj. Jehona Shyti.
Inaugurimi zyrtar i Pavijonit të Republikës së Kosovës do të bëhet nga Ministri i Kulturës, z. Hajrulla Çeku ne Arsenale. I pranishëm në inaugurim do të jetë edhe Ministri i Mjedisit,
Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Liburn Aliu, si dhe Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Romë, znj. Lendita Haxhitasim, njofton MKRS./arbresh.info/
Arbnor Ramadani, “Ylli i Javës” në Superligën e ...
Pëllumb Bajqinovci emërohet drejtor i Mobilitetit në Komunën...
Publikoi video në internet duke vozitur trefish më shumë se ...
Tjetër lëndim për Mendyn, humb sezonin dhe pritet operimi i ...
MINTI gjobit me 90 mijë euro KEDS-in për parregullsitë me nj...
Mbappe rikthehet në stërvitje para “El Clasicos”...