Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit të KF Llapit, Arbnor Ramadani futbollistit më të dalluar të javës së tridhjetë e dytë në elitën e futbollit kosovar.
Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.
Pas pranimit të këtij çmimi, Arbnor Ramadani u shpreh i lumtur për vlerësimin, duke theksuar rëndësinë e ekipit dhe fokusin për ndeshjet e radhës.
“E kemi pasur një ndeshje ndaj një kundërshtari shumë të fortë si FC Ballkani. Nuk kemi pasur shumë kohë për përgatitje, por kemi hyrë në fushë pa pasur çfarë të humbim, duke dhënë maksimumin për të marrë një rezultat pozitiv.”
“Fondi i lojtarëve në klubin tonë është mjaft i pasur dhe besoj se pozita ku gjendemi aktualisht nuk është reale. Megjithatë, disa rezultate të dobëta radhazi na kanë sjellë në këtë situatë. Do të japim maksimumin për të dalë nga kjo gjendje dhe për të shmangur barazhin.”
“Fillimisht dua ta falënderoj Federatën e Futbollit të Kosovës për këtë vlerësim. Ky çmim i dedikohet të gjithë bashkëlojtarëve, sepse pa ta nuk do të ishte e mundur të shpallesha ‘Ylli i Javës’.”
“Tani jemi të fokusuar 100% në ndeshjet e radhës dhe shpresojmë të vazhdojmë me rezultate pozitive.” tha ai për faqen zyrtare të FFK-së./Arbresh.info
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...