Gati 6 muaj pas vrasjes së nxënësit Aulon Zeka, mbrojtja e tre të miturve që po gjykohen lidhur me këtë rast dhe prokuroria do të thonë fjalët e tyre përfundimtare.
Në seancën që do të fillojë nesër nga ora 9:30 e mëngjesit në Gjykatën Themelore të Prishtinës është e paraparë të thuhet fjala përfundimtare e palëve.
Lajmin për mbajtjen e seancës e konfirmoi avokati i palës së dëmtuar, Skender Musa.
“Nëse nuk ka ndonjë propozim të ri nga palët e që nuk përjashtohet kjo, nesër pritet të jetë fjala përfundimtare e palëve në procedurë”, tha Musa për kallxo.com.
Aulon Zeka ishte vrarë më 16 shtator të vitit të kaluar, ndërsa lidhur me këtë vrasje ishin arrestuar dy të mitur.
Gjykimi ndaj këtyre të miturve është i mbyllur për publikun, ndërsa gjatë kohës së mbajtjes së gjykimit disa herë është protestuar para Pallatit të Drejtësisë nga shokët e të ndjerit. /kallxo.com
Trump: S’ka marrëveshje me Iranin derisa të rihapet ngushtic...
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...