Policia e Kosovës ka njoftuar se do të jetë në asistencë të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) më datë 26 dhe 27 gusht në rrugën magjistrale Prishtinë – Pejë , respektivisht në hyrje të fshatit Arllat.
Asistenca policore do të konsistojë në mbështetjen e KOSTT-it përgjatëkalimit – transportit të përçuesve në segmentin rrugor në vendkalimin e fshatit Arllat, me ç ‘rast do të jetë e nevojshme mbyllja e rrugës magjistrale Prishtinë – Pejë,respektivisht hyrje-dalja e autostradës “Ibrahim Rugova” në intervalet kohore të poshtëshënuara:
E mërkure, datë 26.08.2015, në tri intervale të shkurtra kohore:
Ora 09:00 – 09:15
Ora 12:00 – 12:15
Ora 14:00 – 14:15
E enjte, datë 27.08.2015, në dy intervale të shkurtra kohore:
Ora 09:00 – 09:15
Ora 12:00 – 12:15
Policia nëpërmjet një komunikate njofton qytetarë tëcilët këto dy ditë në këto intervale kohore shfrytëzojnë këtë rrugë, të kenë parasysh vonesat që mund të shkaktohen për shkak të bllokimit të rrugës.
Ansu Fati finalizon transferimin e përhershëm te Monaco
Liverpool nis bisedimet me Andoni Iraola për postin e trajne...
Arrestohet një shtetas i Serbisë në Jarinje për falsifikim t...
Theret me grabitet një person në Gjakovë, tre persona të dys...
Lewandowski merr ofertë të madhe nga Fenerbahçe, por gjithçk...
Shpejtësia në radar: Mbi 1600 gjoba gjatë majit në rajonin e...