Komisionit Hetimor Parlamentar për Dëbimin e Gjashtë Shtetasve Turq të mërkurën do t’i përfundojë afati shtesë njëmujor, që ka marrë nga Kuvendi i Kosovës për t’i ndriçuar arsyet e dëbimit të këtyre personave.
Ndryshe nga hera e kaluar kur Komisionit i kishte përfunduar mandati ende pa e përpiluar raportin, këtë të mërkurë pritet që bashkë me mandatin Komisioni të përfundojë edhe dokumentin që do ta zbardhë këtë rast, shkruan “Zëri”.
Më datë 29 mars të vitit të kaluar 6 shtetas turq u ekstraduan për në Turqi pasi kishin qenë të përndjekur nga ky shtet për shkak të lidhjeve të tyre me Fetullah Gylenin, i cili kishte qenë ndër organizatorët e grusht shtetit ndaj presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.
Kurti vizitoi punimet për ndërtimin e fabrikës së municionev...
Modena ngrihet në këmbë pas sulmit brutal me makinë/ U plago...
Protesta e studentëve në RMV, ambasadori Meidani mesazh me v...
Hapet unaza e brendshme e Prishtinës, premtohet lehtësim i t...
Humbet Mallorca e Muriqit, rrezikon rënien nga La Liga
Haradinaj përkrah protestën e studentëve në Shkup: Shqipja ë...