Google ADS

Nesër bëhet përurimi i shërbimit të Kardiologjisë Intervente – Laboratori i Kateterizimit në Prizren

14:42 | 13 Qershor 2024
K.B

Nesër do të bëhet përurimi i shërbimit të Kardiologjisë Intervente – Laboratori i Kateterizimit, në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.

Në këtë konferencë do të marrë pjesë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, Ambasadori i Dukatit të Madh të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, Përfaqësuesja e Zyrës Zhvillimore të Qeverisë së Luksemburgut në Kosovë, Gulten Aka, Drejtori i SHSKUK-së, Elvir Azizi dhe akterë të tjerë relevant.

Përurimi do të bëhet me fillim nga ora 10:00./Arbresh.info/

Të ngjashme