Nesër do bëhet ceremonia e pranimit të serverëve dhe pajisjeve përcjellëse për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), si donacion i Qeverisë së Gjermanisë përmes OSBE-së.
Kështu ka bërë të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), raporton Arbresh.info.
Sipas këtij njoftimi, aktiviteti do mbahet në orën 10:00, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), në Zonën Industriale në Fushë Kosovë dhe ka për qëllim modernizimin e mëtejshëm të infrastrukturës së KQZ-së dhe është vazhdimësi e procesit të digjitalizimit të operacioneve zgjedhore.
“Ju njoftoj se nesër (e mërkurë, 5 shkurt 2025) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon ceremoninë e pranimit të serverëve dhe pajisjeve përcjellëse për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), si donacion i Qeverisë së Gjermanisë përmes OSBE-së. Ky aktivitet ka për qëllim modernizimin e mëtejshëm të infrastrukturës së KQZ-së dhe është vazhdimësi e procesit të digjitalizimit të operacioneve zgjedhore”, thuhet në njoftim.
Në këtë ngjarje do të marrin pjesë dhe do të mbajnë fjalë rasti kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi; Ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jörn Rohde, si dhe UD Shefja e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Cornelia Taylor. /Arbresh.info/
Masakra me 8 viktima në Luiziana, 7 fëmijët e autorit mes të...
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...