Deputetët e PDK’së janë shprehur të gatshëm t’i tërheqin nënshkrimet e tyre për shfuqizim të Gjykatës Speciale nëse për këtë do të merrte vendim partia.
Deputeti Hajdar Beqaj, që më 2015 kishte votuar pro Gjykatës Speciale, e më 22 dhjetor kishte votuar edhe pro shfuqizimit të saj, thotë se nëse partia merr vendim për tërheqjen e nënshkrimeve, do ta bëjë atë.
“Unë si deputet i Kuvendit nga PDK’ja kam nënshkruar për shfuqizimin e Gjykatës. Nënshkrimet tona kanë qenë për seancë të jashtëzakonshme. Kjo kërkesë ka qenë e vitit të kaluar. Unë qëndron prapa nënshkrimit për shfuqizim, mirëpo, ne do t’i respektojmë vendimet e partisë. Nëse vendimi i partisë është tërheqja e nënshkrimeve, ne do t’i tërheqim”, tha Beqaj për KTV’në.
Ditë më parë kryetari i Kuvendit të Kosovës njëherësh kryetar i PDK’së Kadri Veselinëpërmjet një kolumne të gjatë, ka qartësuar pozicionin e tij karshi Gjykatës Speciale. E titulluar “Mbi dramën e Gjykatës Speciale”, Veseli tregoi se është pro kësaj Gjykate duke goditur opozitën por edhe partnerët e koalicionit.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...