Policia e Kosovës ka njoftuar se në veri të Kosovës janë gjetur fletëpalosje që udhëzojnë serbët në komunat veriore që të rezistojnë dhe të sulmojnë Policinë e Kosovës. Fletëpalosjet u shpërndanë të hënën nga një grup i quajtur “Mbrojtja e Popullit”, përmbajtja e të cilave është nxitëse dhe inkurajon qytetarët serbë që të mos i binden Policisë së Kosovës.
Në raportin e rregullt 24-orësh të policisë thuhet se në hyrje të ndërtesave dhe në rrugë të ndryshme janë shpërndarë fletëpalosje.
“Këto fletëpalosje dyshojmë se janë shpërndarë dje (e hënë, 12.02.2024) gjatë dhe pas protestës dhe i kemi hasur më vonë.” “Pas konsultimeve me prokurorin e Prokurorisë Themelore dhe Speciale, është hapur rasti i ‘thirrjes për rezistencë dhe nxitje të urrejtjes’”, ka thënë për mediat në Kosovë zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani.
Fletëpalosjet e nënshkruara nga “Mbrojtja e Popullit”, të cilat janë shpërndarë në kanale të ndryshme Telegram, përmbajnë gjoja udhëzime për rezistencë ndaj policisë së Kosovës. Në këto fletëpalosje ndër të tjera thuhet se policia e Kosovës duhet vënë në shënjestër me çdo mjet, se policët duhet të pështyhen dhe të shahen. Më pas shkatërroni makinat e policisë me çdo mjet dhe udhëzim se si të përgatisni koktej molotovi dhe të ngjashme.
Sa i përket dinarit serb, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vendimi i BQK-së nuk nënkupton ndalimin e dinarit dhe as mbështetjen që Serbia u jep serbëve në Kosovë përmes dinarit./TheGeopost
Prokurori Abazi: Vrasja e rreshterit Afrim Bunjaku u atribuo...
Konjufca: Dezinformimi nga Rusia dhe Serbia kërcënon stabili...
Nis seanca gjyqësore për rastin “Banjska”
LDK mban konferencë për media
Bastisje në Skenderaj, policia sekuestron armë dhe mbi 700 f...
40 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2.300 tiketa t...