Komuna e Ferizajt ka nënshkruar marrëveshje trepalëshe, për shpërndarjen e gjobave të trafikut përmes postës.
Përmes një njoftimi për medie bëhet e ditur se është nënshkruar marrëveshja mes Komunës së Ferizajt, Postës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës në Ferizaj, për kryerjen e shërbimeve postare – shpërndarja e dërgesave – gjobave të trafikut rajonal.
“Kjo marrëveshje u nënshkrua sot mes kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, kryeshefes ekzekutive të Postës së Kosovës, Nora Rraci dhe Avni Oruçi, shef i Operativës Rajonale të Policisë së Kosovës në Ferizaj, marrëveshje kjo përmes së cilës, tash e tutje, gjobat e trafikut do të shpërndahen përmes Postës së Kosovës”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Lutfi Haziri: Lumir Abdixhiku është kandidati që e përkrahim...
Neymar në ‘radarët’ e klubit amerikan
Serbia pritet të humbasë 1.5 miliardë euro nga fondet e BE-s...
Futet aplikimi i sistemit EES për udhëtime, ja çfarë duhet t...
Hajvalia në gjendje alarmante/Rruga “Brigada 153” mbushet me...
Pëson lëndime të rënda me motor, vdes shtetasi i huaj në Pri...