Në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe homologu i saj nga Maqedonia e Veriut, Bojan Marichikj, sot u nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut në fushën e ndihmës juridike në çështjet civile.
Qëllimi i Marrëveshjes është forcimi i mëtutjeshëm i bashkëpunimit në fushën e ndihmës juridike në çështjet civile në mes të dy vendeve dhe lehtësimi i procedurës ligjore mes tyre në këtë fushë, shkruan arbresh.info.
“Kjo Marrëveshje zbatohet për çështjet që përfshijnë procedurat lidhur me gjendjen civile, çështjet familjare, marrëdhëniet e punës, çështjet e pronësisë dhe marrëdhëniet e tjera civile ose tregtare të personave fizik dhe juridik”. Palët përmes kësaj Marrëveshje i garantojnë shtetasve të palës tjetër mbrojtje të njëjtë juridike të të drejtave dhe qasje të lirë pranë gjykatave dhe organeve tjera, sikurse për shtetasit e tyre”, u shpreh Haxhiu.
Në anën tjetër, Ministri i Drejtësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Marichikj deklaroi se kjo Marrëveshje thellon bashkëpunimin ndërmjet dy republikave dhe do të kontribuojë në lehtësimin e shërbimeve për qytetarët e të dyja vendeve.
Marrëveshja e nënshkruar sot zbatohet për çështjet që përfshijnë procedurat lidhur me gjendjen civile, çështjet familjare, marrëdhëniet e punës, çështjet e pronësisë dhe marrëdhëniet e tjera civile ose tregtare të personave fizik dhe juridik.
Sipas kësaj marrëveshjes palët u garantojnë shtetasve të palës tjetër mbrojtje të njëjtë juridike të të drejtave dhe qasje të lirë pranë gjykatave dhe organeve tjera, sikurse për shtetasit e tyre.
Po ashtu përmes marrëveshjes, janë rregulluar çështjet të cilat trajtojnë përjashtimin nga legalizimi i dokumenteve, fuqinë juridike të dokumenteve publike, ndihmën juridike dhe lirimin nga pagesa e shpenzimeve gjyqësore, mbrojtjen juridike dhe qasjen e lirë në gjykata e autoritete të tjera, si dhe çështje të tjera me rëndësi.
Vlen të theksohet se Marrëveshja në fjalë, është hartuar nga ekspertë vendor të të dyjave vendeve dhe në përputhje me rregullat e përcaktuara nga Konventat e Konferencës së Hagës, si dhe reflekton praktikat më të mira evropiane. Kontribut kanë japë edhe ekspertë francez dhe gjerman. /arbresh.info/
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira