Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi. Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në Tiranë dhe në emër të dy institucioneve nënshkruan Kryetari i KQZ-së së Kosovës, Kreshnik Radoniqi dhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve i Shqipërisë, Ilirjan Celibashi.
Pëmres kësaj marrëveshje bashkëpunimi bëhet e mundur huazimi i 50 kamerave regjistruese nga KQZ-ja e Shqipërisë, të cilat do të përdoren gjatë proceseve të ndryshme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, përfshirë numërimin e votave me kusht dhe atyre me postë si dhe gjatë rinumërimit eventual të vendvotimeve.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi u shpreh se përdorimi i këtyre kamerave regjistruese në QNR do të ndihmonte KQZ-në në rritjen e besueshmërisë së qytetarëve dhe kandidatëve në aktivitetet që zhvillohen në këtë qendër. Ai kujtoi se në QNR zhvillohen disa procese të rëndësishme pas ditës së zgjedhjeve, siç janë numërimi i votave me kusht, votave me postë dhe rinumërimi i vendvotimeve, prandaj monitorimi më i madh i këtyre aktiviteteve do të ndihmonte KQZ-në për ruajtjen e integritetit të zgjedhjeve.
Ndërkaq, në fjalën e tij, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha se Republika e Shqipërisë, në zgjedhjet e fundit parlamentare që u mbajtën më 25 prill, ka përdorur kamerat në të gjitha qendrat e votimit dhe kjo ishte një garanci e shtuar për procesin zgjedhor.
Drejtuesit e dy institucioneve u dakorduan për vazhdim të bashkëpunimit në të ardhmen, të cilat kanë për qëllim rritjen e përformancën se administratës zgjedhore dhe standardeve zgjedhore. /arbresh.info/



Haxhiu nis ditën me ecje në Gërmi me aktiviste dhe kandidate...
Amir Rrahmani shënon gol të bukur me kokë për Napolin
Hapet konkursi për 50 zyrtarë korrektues në Shërbimin Korrek...
Para Jose Mourinhos, Realit i ofrohet mundësia për të transf...
‘Si kolona zanore e një filmi’, Associated Press rendit Shqi...
Mbretëria e Bashkuar renditet e fundit në Eurovision 2026 me...