Ndërmarrja Publike Infrakos ka bërë të ditur se sot do të mbahet ceremonia e aktit të nënshkrimit të kontratës “Rehabilitimi i linjës së 10-të hekurudhore, të segmentit Fushë Kosovë – Hani i Elezit në gjatësi prej 65 km”.
Kjo kontratë do të nënshkruhet nga kryeshefi Ekzekutiv i Infrakos-it Agron Thaçi dhe drejtorit gjeneral të GCF-së Eduardo Rossi.
Bazuar në rendësinë jetike të këtij projekti për rehabilitimin dhe modernizimin e Infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës në këtë ngjarje të rëndësishme do të jenë të pranishëm shumë nga personalitete e shquara të politikës duke përfshirë Kryeminstrin e Kosovës, Kryeparlamentarin, Ministri i Financave, Ministri i Infrastrukturës, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, përfaqësues të BERZH-it dhe Zyra e Komisionit Europian.
Kjo ceremoni do të mbahet në ndërtesën Qeverisë së Republikë së Kosovës.
Çfarë modeli të mbrojtjes gjithëpërfshirëse ka Finlanda, të ...
SPAK është institucioni më i besueshëm, mbi 90% e shqiptarëv...
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e djeshme në Prishtinë
Osmani: Një popull që ka fituar lirinë kundër të gjitha gjas...
Ambasadori gjerman në patrullë me trupat e KFOR-it
Abdixhiku flet për Ministrinë e Familjes: 200 euro në muaj p...